Aleksandar Arsenijeviq nga Demokracia Serbe është personi i cili është shoqëruar sot në polici pasi ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut.
Lidhur me shoqërimin e tij në polici, subjekti politik joparlamentar “Demokracia Serbe” ka protestuar brenda objektit të Kuvendit Komunal, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, atje ka nisur debati publik në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, ku temë kryesore është çështja e bashkëpunimit ndëretnik në këtë komunë dhe mundësia e hapjes së plotë për qarkullim të Urës së Ibrit.
Debatit për Urën e Ibrit i paraprin protesta brenda objektit komunal
The post Shoqërohet në polici politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq appeared first on Klan Kosova.


