Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shkruar histori me klubin Mallorca në La Liga, pasi ka thyer rekordin e mëparshëm të golave që mbahej nga legjenda Samuel Eto’o për numrin më të madh të golave të shënuar brenda një sezoni për skuadrën spanjolle.
Me golin e fundit të shënuar në ndeshjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi ka arritur në 18 gola në këtë sezon, duke kaluar rekordin e Eto’o prej 17 golave të realizuar në sezonin 2003/04 për Mallorcan.
Ky është një sezon jashtëzakonisht i suksesshëm për 31-vjeçarin, i cili po shënon numër të lartë golash dhe vazhdon të jetë figura kryesore e sulmit në ekipin e tij.



