Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve Ortodokse. Ajo u shpreh se kjo kremtë na përkujton rëndësinë e solidaritetit, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, vlera të cilat sipas saj janë thelbësore për ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe të bashkuar.
Haxhiu gjithashtu ka uruar që festa e Pashkëve të sjellë paqe, shëndet dhe begati për besimtarët dhe familjet e tyre.
Në ditën e kremtimit të ringjalljes së Krishtit sipas kalendarit ortodoks, besimtarët ortodoksë në Kosovë dhe në botë po festojnë këtë festë të rëndësishme fetare.



