Home > Uncategorized > AGK, të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

AGK, të mërkurën konferencë urgjente para Kuvendit

///
Comments are Off

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mëngjes, nga ora 08:30, do të mbajë konferencë urgjente për media para Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, përmes kësaj konference do të shprehen shqetësimet në lidhje me proceset e përzgjedhjes së anëtarëve të Bordeve RTK-së dhe KPM-së.

Konferenca organizohet nga AGK, Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe aktivistja Flutura Kusari. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights