Home > Uncategorized > Dështon mbledhja e Komisionit për Bordin e KPM-së, s’pati kuorum

Dështon mbledhja e Komisionit për Bordin e KPM-së, s’pati kuorum

///
Comments are Off

Mbledhja e Komisionit Ad hoc për Bordin e Komisionit të Pavarur të Mediave ka dështuar të vazhdojë për shkak të mungesës së kuorumit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, tha se mbledhja ishte thirrur për të diskutuar dhe shqyrtuar listat e kandidatëve për bordin, por për shkak të mungesës së deputetëve të nevojshëm, procesi nuk ka mundur të vazhdojë.

Për të proceduar më tej, duhen të paktën 6 anëtarë, por ata nuk ishin të pranishëm.

“Ju njoftojmë sa më parë që të jetë e mundur, pasi të marrim arsyet për mungesat e të njëjtëve”, tha deputeti Bajrami, njofton Klankosova.tv.

Verified by MonsterInsights