Imami Shefqet Krasniqi ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit të Policisë së Kosovës, Arsim Beqiri, i cili u plagos disa ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se e ka vizituar Beqirin në spital në Prishtinë, ku ai po trajtohet pas plagosjes me armë zjarri.
Sipas tij, inspektori është jashtë rrezikut për jetë dhe ka kaluar me sukses ndërhyrjet kirurgjikale në këmbë.
“Falë Allahut, Arsimi është jashtë rrezikut për jetë dhe i ka kaluar me sukses operimet në këmbë”, ka deklaruar Krasniqi, duke shtuar se ai ishte në mbrojtje të ligjit dhe vlerave njerëzore.
Në reagimin e tij, imami ka dënuar ashpër sulmin ndaj inspektorit, duke e cilësuar atë si sulm ndaj shtetit dhe rendit shoqëror.



