Home > Uncategorized > Pas një muaji e gjysmë, dorëzohet në polici i dyshuari për tentimvrasje në Skenderaj

Pas një muaji e gjysmë, dorëzohet në polici i dyshuari për tentimvrasje në Skenderaj

///
Comments are Off

Një person është vetëdorëzuar në polici, pas një muaji e gjysmë që ndodhej në arrati në dyshimin se ka kryer veprën penale të tentimvrasjes.

Ky rast kishte ndodhur më 9 mars të këtij viti, derisa ai është dorëzuar në organet e rendit më 20 prill.

Për këtë rast, ka njoftuar Policia e Kosovës, derisa i dyshuari e ka dorëzuar edhe një armë.

“Rr. 28 Nëntori, Skenderaj 09.03.2026-21:03.  Me datë 20.03.2026 lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është vet-dorëzuar në polici dhe ka dorëzuar armën e cila dyshohet se është kryer vepra.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv

Verified by MonsterInsights