Përpjekjet e partive politike për çështjen e presidentit të ri, kanë rezultuar pa një epilog, me ç’rast Kosova së shpejti mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.
Pa ndonjë marrëveshje, ka përfunduar edhe një takim i radhës ndërmjet kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, derisa Bedri Hamza i PDK-së ka refuzuar takimet e ardhshme, pasi që e quan joserioze ftesën dhe ofertën e kreut të LVV-së.
Afati i fundit për ta përfunduar këtë proces është 28 prilli, në të kundërten Kosova i nënshtrohet zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Por, sipas profesorit Ditar Kabashi, në politikë edhe 24 orë janë shumë.
“Nuk duhet të paragjykojmë që sonte, mirëpo zgjedhjet janë epilogu përfundimtar nëse ka betonizim të qëndrimeve në këtë pikë. Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj të datës 25 mars ishte e qartë, kur tha që kanë mbetur edhe 34 ditë”, tha Kabashi në Edicionin Special në Klan Kosova.
Kabashi shtoi se nëse as pas këtij afati nuk ka ndonjë rezultat atëherë zgjedhjet duhet të mbahen më së largu brenda 45 ditësh.


