Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Festim Kabashi sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për çështjen e Presidentit të vendit.
Ai u shpreh se kryeministri Albin Kurti nuk e ka seriozisht këtë çështje, e siç u shpreh, madje as qeverisjen e Kosovës.
“Nuk ia vlen më të vazhdohet tutje me këtë maltretim, jo vetëm për ne si parti politike, por edhe për qytetarët e vendit. Duhet t’ua themi troç të vërtetën, kjo është e vërteta, z.Kurti nuk e ka seriozisht çështjen e Presidentit, madje as qeverisjen e Kosovës”.
“LDK-ja ka qenë konstruktive, konsistente në qëndrimet e saj, ka shprehur gatishmëri për një emër konsensual, ka shprehur gatishmëri për marrëveshje politike, për takime të njëpasnjëshme”, tha ai./Klankosova.tv


