Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, ku një zjarrfikës refuzoi publikisht t’ia zgjasë dorën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke shpërthyer më pas me akuza të ashpra ndaj qeverisë.
Zjarrfikësi e quajti Kurtin “mashtrues”, duke deklaruar se gjatë mandatit të tij sektori i zjarrfikësve është lënë në gjendje të rëndë, pa uniforma adekuate, pa mjete pune dhe në kushte të papërshtatshme për kryerjen e detyrës. Sipas tij, zjarrfikësit janë lënë “në mëshirën e Zotit”.
Ai përmes reagimit të tij publik tha se punonjësit e këtij sektori janë ndier të neglizhuar, të bullizuar dhe të shpërfillur institucionalisht, pavarësisht rrezikut të lartë që përballojnë çdo ditë në shërbim të qytetarëve.
Rasti ka nxitur debat të gjerë në opinion për kushtet e zjarrfikësve në Kosovë dhe për trajtimin institucional të shërbimeve emergjente, një sektor që prej kohësh ka ngritur shqetësime për mungesë investimesh dhe mbështetjeje.





