Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditëve në Mitrovicë, ku halla ka therur nipin e saj me thikë në qafë.
Gazetari Urall Boshnjaku në Ora Shtatë në Klan Kosova, ka dhënë detajet e fundit në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
“Një rast më të vërtet i çuditshëm, që nuk raportohet të ketë ndodh më parë në Mitrovicë, ka ndodhur dy ditë më parë, gjegjësisht ka reflektuar në raportin policor 24 orësh gjatë ditës së djeshme. Sipas këtij raporti dyshohet se halla ka therur me thikë në qafë nipin e saj në Zhabor të Mitrovicës. Ky rast më të vërtet ka ngritur alarmin lidhur me gjendjen shëndetësore dhe gjendjen mendore të hallës në fjalë dhe e njëjta pasi ka kryer aktin është shoqëruar në stacion e Policisë së Kosovë. E ku prej aty me kërkesë të prokurorit është dërguar edhe në klinikën e psikiatrisë, për tu bërë ekzaminimit psikiatrike dhe për të parë nëse gjendja qëndrueshmërisë së saj është në rregull.
Ai poashtu bëri të ditur se nipi i cili ka pësuar lëndim, është dërguar në Spitalin rajonal të Mitrovicës, ku ka marr tretmanit fillestar dhe pastaj është dërguar për në QKUK. /Kalnkosova.tv



