Boksieri Rexhep Morina ka rrëfyer për fillimet e tij në sport dhe rrugëtimin në boks, duke treguar se pasioni i ka nisur që në moshën 14-vjeçare.
Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai ka thënë se hapat e parë i ka marrë nga babai i tij, i cili po ashtu ka qenë boksier dhe sot është trajner i tij.
“Prej moshës 14 vjeç kam nisur me boks, boks amater. Kam zhvilluar 28 ndeshje. Hapat e parë i kam marrë te babai im, Halil Morina, sepse edhe ai ka qenë boksier dhe kam marrë inspirim prej tij”, Morina.
Ai njëherësh tha se synimet e tij në këtë sport janë të vazhdojë përpara dhe të arrijë rezultate edhe më të mëdha në karrierën e tij.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë:



