Një grua është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme në Deçan.
Kjo ngjarje e rëndë ka aktivizuar autoritetet përkatëse bashkë edhe me skuadrën e Kërkim-Shpëtimit Malor, të cilët edhe kanë nisur kërkimet.
Mbrëmë në Edicioni Special në Klan Kosova, anëtari i kësaj shoqate Fidan Abazi, ka dhënë detaje rreth operacionit të kërkim-shpëtimit.
Ai njoftoi se një rrobë e gruas është gjetur në afërsi të Manastirit të Deçanit.
“Ne jemi duke i zhvilluar aktivitetet tona të kërkimit edhe krejt çka mundemi me thanë deri më tani në këtë drejtim”, deklaroi ai.



