Rrjeti elektrik i Kubës pësoi një kolaps të pjesshëmtë enjten tha operatori i rrjetit të vendit UNE.
I njëjti tha se kjo ndërpreu energjinë elektrike në të gjithë Kubën lindore dhe duke vënë në provë durimin e kubanezëve tashmë të rraskapitur nga ndërprerjet në dukje të pafundme të energjisë për shkak të bllokadës së karburantit nga SHBA-ja, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Deri në mes të mëngjesit, zyrtarët kishin rikthyer energjinë elektrike në disa shërbime thelbësore në rajon, tha operatori i rrjetit, megjithëse pjesa më e madhe e Kubës në lindje të Camaguey, përfshirë qytetin e dytë më të madh të ishullit, Santiago de Cuba, mbeti kryesisht pa energji elektrike.



