43-vjeçari nga Peja, Driton Isa Haliti mbeti i vdekur mëngjesin e së hënës pas një vetaksidenti në Dollc të Klinës.
Të lënduar mbetën edhe katër persona, bashkëshortja e të ndjerit dhe tre fëmijët e mitur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë dhe po vazhdon trajtimin në QKUK, transmeton Klankosova.tv.
Pas këtij aksidenti u ngritën pikëpyetje se a kishte sinjalistikë të mjaftueshme, në pjesën në ndërtim e sipër, aty ku dhe gjeti vdekjen 43-vjeçarit.
Mirëpo, gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci tha se pos pikëpyetjeve për shenjat sinjalizuese, asnjë fjalë nuk pati as nga Ministria e as ministri.
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikisht në Dollc


