Në prag të zhvillimeve politike dhe zgjedhjeve, profilet e rreme po shndërrohen në armë të fortë në manipulimin online të publikut.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë se propaganda përmes teknologjisë po bëhet në një mënyrë denigruese ndaj kundërshtarëve politikë, transmeton Klankosova.tv.
“Falë teknologjisë tashmë ekziston një mënyrë më e lehtë dhe në kohë reale që premtimet e politikanëve mundesh me i gjet edhe brenda disa sekondave, nëse mund të realizohen apo jo. Dhe kjo ka me qenë mënyra për me i zënë ngushtë. Por kjo është propaganda më e lehtë, më simpatike që kish mundur të ekzistonte me premtime. Problemi është që propaganda tashmë ka shkuar përtej premtimeve, dhe propaganda është sulm direkt personal ndaj kundërshtarëve”, u shpreh Krasniqi.


