Sonte është nata finale Champions League ku përball janë Paris Saint-Germain dhe Arsenal
Festa tanimë ka filluar ndërsa tifozë të shumtë kanë marrë rrugën për në Budapest për të shikuar finalen që zhvillohet në Puskas Arena në ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.

E rrugën për në Hungari, e morri edhe një tifoz nga Kosova, më saktësisht nga komuna e Gjakovës me veturën e tij të dizajnuar special për skuadrën Angleze, Arsenal.
Intervistë me tifozin nga Kosova ka paralajmëruar edhe drejtori i sportit në Artmotion Arlind Sadiku, i cili do të jetë prezent të stadium.
Shumë media të huaja të cilët aktualisht gjendet në Budapest kanë publikuar pamje të veturës së tifozit kosovar duke thënë se tanimë në rrugët e qytetit të Hungarisë ka filluar festa.




