Mbrëmjen e sotme do të zhvillohet finalja e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenalit në Budapest të Hungarisë.
Në lidhje direkte për lajmet e orës 15:00, Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku ka dhënë detajet e fundit nga kryeqyteti i Hungarisë ku do të zhvillohet finalja.
“Një numër shumë i madh i tifozëve kanë ardhur, sidomos të atyre nga Anglia që po dominojnë, pothuajse 80% të tifozëve janë nga Anglia që kanë ardhur. Shumica prej tyre janë pa bileta por po e shijojnë në njërën apo tjetrën formë atmosferën dhe këtë eksperiencë unike. Për herë të dytë është Arsenali në finale të Ligës së Kampionëve dhe rikthehet për herë të parë pas 20 vitesh. Në anën tjetër, pavarësisht se llogariten favoritë, një numër jo shumë i madh i tifozëve të Paris Saint-Germain kanë ardh, apo të paktën nuk është që po vërehen”, ka thënë Sadiku mes tjerash.
Ai poashtu bëri të ditur se dyert e stadiumit janë hapur që nga ora 15:00, ndërsa prezentë janë edhe tifozë nga Kosova të cilët kanë udhëtuar për në Hungari për të shijuar atmosferën e ndeshjes së madhe të finales së Champions League.
Drejtori i Sportit në Artmotin, poashtu zhvilloi një intervistë me njërin ndër tifozët e Arsenalit nga Kosova, i cili me vete kishte edhe flamurin e Republikës së Kosovës.
“Pres fitore sonte, siç e potencove edhe ti më herët, është një shtysë e madhe fitorja e Premier Leagues. Besoj shumë që kemi me fitu edhe këtë sfidë”, ka thënë tifozi kosovar.



