Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Adriatik Berisha i ftuar në emisionin “Info Magazine” në KlanKosova tha se një nga arsyet se pse qytetarët largohen nga Kosova është sipas tij edhe mungesa e trajtimit të dinjitetshëm shëndetësor.
Berisha tha se me PDK-në synojnë të përmirësojnë sistemin shëndetësor në vend me politika adekuate, raporton KlanKosova.tv.
“Një prej arsyeve kryesore që njerëzit e lëshojnë sot Kosovën është edhe sistemi shëndetësor i keq, ose i mangët, ose njerëzit nuk i marrin shërbimet e duhura në aspekt shëndetësor. Kam qenë pjesë e një bordi për trajtim jashtë vendit dhe e di se sa njerëz e lëshojnë Kosovën për trajtim të dinjitetshëm jashtë vendit. Të gjitha këto mendojmë me i përmirësu me PDK në qeveri me politika shëndetësore adekuate. Qysh përmirësohen, dojnë menaxhim të mirë, dojnë përkushtim të mirë”, tha ai.



