Parlamenti Evropian pritet të votojë raportin për Kosovë, në të cilin mbështetet perspektiva evropiane e vendit dhe procesi i integrimit në Bashkimi Evropian.
Sipas raportimeve, dokumenti shpreh gjithashtu shqetësime lidhur me situatën politike dhe sfidat institucionale në Kosovë, duke bërë thirrje për përparim në reformat demokratike, sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve.
Votimi i raportit konsiderohet i rëndësishëm për vlerësimin e progresit të Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian.


