Home > Uncategorized > Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore – tre të dyshuar në arrati

Therje dhe grabitje në Gjakovë, viktima kërkon ndihmë mjekësore – tre të dyshuar në arrati

///
Comments are Off

Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar të hënën në Gjakovë, ku një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur nga tre persona.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.

“Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që dyshohet se ishte therur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më pas dyshohet se i kishin grabitur një shumë të hollave”.

Të dyshuarit e rastit që është iniciuar si “grabitje” janë në kërkim policor, ndërsa rasti është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

 

Verified by MonsterInsights