Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në një shkollë fillore në Prizren ku dyshohet se dy vajza të mitura kanë kërcënuar një bashkëmoshatare të tyre.
Nuhi Salihu i ftuar në emisionin “Ora 7” tha se te të dyshuarat janë gjetur thika dhe boks hekuri, raporton klankosova.tv.
“Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në një shkollë fillore në Prizren, ku dy nxënëse të mitura dyshohet se kanë kërcënuar një bashkëmoshatare, ndërsa gjatë kontrollit policor u janë gjetur armë të ftohta. Rasti ka ndodhur në oborrin e një shkolle në lagjen “Jeta e Re”, ku fillimisht është raportuar se dy nxënëse kishin kërcënuar një nxënëse tjetër. Pas marrjes së informacionit njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar palët e përfshira. Gjatë kontrollit te një e dyshuar e moshës së mitur është gjetur një boks hekuri, ndërsa te nxënësja tjetër policia ka gjetur dy thika. Të dyshuarat dhe viktima janë intervistuar në prani të prindërve kujdestarë dhe përfaqësuesve të QPS”, tha ai.
Ai shtoi se palët e përfshira në këtë rast janë rreth moshës 14-15 vjeçare.
“Janë të mitura rreth moshës 14-15 vjeçare”, shtoi ai.


