Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, ka mohuar zërat se Gianluca Mancini do të transferohet te Interi.
Ditëve të fundit u shtuan zërat se romaku mund të përfundojë te kampionët në fuqi të Italisë.
“Mund t’ju them se Mancini nuk do të largohet. Ia thashë edhe atij”.
“Interi mund të bëjë çfarë të dojë, por kur një lojtar dëshiron të qëndrojë, ai përfundon duke qëndruar”, tha Gasperini për Sky.


