Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova, kritikoi qeverisjen e LVV-së, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë nacional.
Sa i përket tubimeve zgjedhore, Haziri tha se LVV në Gjilan kishte bërë përpjekje për të ribrenduar tubimin elektoral me finalen e Ligës së Kampionëve për të mbledhur më shumë njerëz.
Ai tha se “gjilanasit besojnë deri në pikën kur ta kthejnë shpinën totalisht”.
“Pak ditë më herët ka qenë edhe Kurti me Vetëvendosjen, prej orës 18:00 kur është luajtur finalja mes Arsenalit dhe PSG-së, janë munduar me ribrendu edhe me atraktu njerëz me shku në tubim, me birra, me skarë edhe me shku me pa futboll – nuk kanë dalë njerëzit. Tubim me pa finalen edhe pastaj me dalë Kurti me folë. Në ora 21:00 e kanë fillu takimin. Gjilanasit besojnë deri në pikën kur ta kthejnë shpinën totalisht, pastaj reagojnë, a ka ardhur koha nuk e di”, theksoi nënkryetari i LDK-së.
Haziri tha se me qindra-mijëra qytetarë nga Anamorava janë nisur për të marrë pjesë në tubimin e sotëm përmbyllës elektoral të LDK-së në Prishtinë.
Në ndërkohë, ai akuzoi pushtetin për mos përfundimin e autostradës për Gjilan.
“Sot gjilanas, qindra prej tyre nga Anamorava: Gjilan, Kamenicë, Viti në veçanti janë nisur për Prishtinë, tash është koha kur ata janë nis me ardh në Prishtinë. Por ata nëse vinë, për aq sa vinë me qindra-mijëra, vinë jo vetëm me manifestu politikisht, por edhe me protestu politikisht. Po u them njerëzve dhe këtu dua ta përcjell mesazhin: mos prano me jetu me asgjë, neve po na shesin mjegull, mjegull politike. Me ardh me thënë, mos me fol asgjë për autostradën tash se kanë dështu, me ardh me thënë në Gjilan, kam me ndërtu hekurudhën Ferizaj-Gjilan, se autostradat janë për njerëz, e hekurudhat për fabrika. Për cilat fabrika?”, u shpreh Haziri.
Ndiqeni deklarimin e tij:





