Home > Uncategorized > Ekskluzive: Tentoi të sulmojë me thikë brenda Stacionit Policor në Gjilan, policët neutralizojnë të dyshuarin

Ekskluzive: Tentoi të sulmojë me thikë brenda Stacionit Policor në Gjilan, policët neutralizojnë të dyshuarin

///
Comments are Off

Një incident i rëndë është raportuar brenda Stacionit Policor në Gjilan, ku një person dyshohet se ka tentuar të kryejë një sulm me thikë.

Sipas informacioneve fillestare, situata ka ndodhur në ambientet e stacionit policor, ndërsa zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është neutralizuar nga policët, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të incidentit.

Rrethanat e plota të rastit po hetohen nga organet kompetente, ndërsa autoritetet pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Verified by MonsterInsights