Një turist amerikan është gjetur pas disa orësh kërkimesh në zonën malore të Përmetit, pasi ishte raportuar i humbur gjatë eksplorimit të terrenit.
Sipas informacioneve fillestare, ekipet e kërkim-shpëtimit janë angazhuar menjëherë pas njoftimit dhe kanë zhvilluar operacion kërkimi që ka zgjatur rreth 10 orë.
Pas lokalizimit, turisti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar për kontrolle dhe asistencë të mëtejshme.
Autoritetet kanë vlerësuar reagimin e shpejtë të ekipeve të angazhuara, ndërsa apelohet për kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve në zonat malore.



