Në ceremoninë e varrimit të ish-komandantit Sahit Jashari është vendosur edhe një kurorë me dedikim nga ish-presidenti Hashim Thaçi.
Mesazhi i vendosur mbi kurorë ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, ku Thaçi i ka shprehur nderimet e fundit ish-komandantit me fjalët: “U prehsh në paqe, hero i UÇK-së”.
Ceremonia mortore u zhvillua me nderime ushtarake dhe pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë dhe qytetarëve të shumtë që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sahit Jasharit.
Figura e tij u vlerësua për kontributin e dhënë gjatë periudhave të rëndësishme të historisë së Kosovës, ndërsa homazhet dhe mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të vijnë nga personalitete të ndryshme.



