Home > Uncategorized > Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029

///
Comments are Off

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me shumicë votash Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027–2029, dokumentin që përcakton orientimet strategjike dhe planifikimin financiar të kryeqytetit për tri vitet e ardhshme. Propozimi u miratua me 41 vota për, dy kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë prezantimit të dokumentit, drejtoresha e Financave në Komunën e Prishtinës, Valbona Makolli, theksoi se KAB është dokumenti bazë për zhvillimin dhe planifikimin buxhetor të kryeqytetit, i hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe qarkoren buxhetore të Ministrisë së Financave.

Në debatin e zhvilluar gjatë seancës, përfaqësues të grupeve politike shprehën mbështetje për dokumentin, por edhe paraqitën vërejtje dhe rekomandime lidhur me prioritetet zhvillimore, investimet kapitale dhe menaxhimin e financave komunale.

Korniza Afatmesme Buxhetore do të shërbejë si bazë për hartimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitet e ardhshme dhe përcakton objektivat kryesore financiare dhe zhvillimore të kryeqytetit.

Verified by MonsterInsights