Irani ka nisur ceremonitë shtetërore të varrimit për ish-udhëheqësin suprem Ali Khamenei, me mijëra qytetarë të mbledhur në Teheran për t’i dhënë lamtumirën. Ceremonitë pritet të zgjasin disa ditë dhe do të përfshijnë procesione në qytete të ndryshme të Iranit dhe Irakut, përpara varrimit të tij në Mashhad.
Sipas autoriteteve iraniane, trupi i Khameneit është vendosur në Kompleksin Grand Mosalla në Teheran, ku qytetarët po bëjnë homazhe. Në ceremoni marrin pjesë zyrtarë të lartë iranianë dhe delegacione nga disa vende.
Autoritetet kanë marrë masa të shtuara sigurie gjatë zhvillimit të ceremonive, ndërsa varrimi përfundimtar është planifikuar të mbahet në qytetin e Mashhadit, vendlindja e Khameneit.



