Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, sipas të cilit gjatë ditës së fundit janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 560 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 56 aksidente trafiku. Prej tyre, një aksident ka përfunduar me fatalitet, disa kanë shkaktuar lëndime trupore, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë vetëm me dëme materiale.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin shpejtësinë e tepërt dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë sezonit veror kur qarkullimi në rrugë është më i ngarkuar.
Autoritetet kanë bërë të ditur se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim rritjen e sigurisë në rrugët e Kosovës.



