Home > Uncategorized > Helmimet nga ushqimi: 31 pacientë në Klinikën Infektive, konfirmohen 11 raste me salmonellë

Helmimet nga ushqimi: 31 pacientë në Klinikën Infektive, konfirmohen 11 raste me salmonellë

///
Comments are Off

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajton 31 pacientë të prekur nga helmimet e fundit ushqimore, ndërsa pesë prej tyre janë nga Hani i Elezit.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, analizat laboratorike kanë konfirmuar deri më tani 11 raste me salmonellë.

Institucionet përgjegjëse po vazhdojnë hetimet epidemiologjike për të identifikuar burimin e infeksionit, ndërsa ekipet e shëndetit publik kanë intensifikuar kontrollet dhe marrjen e mostrave në lokacionet e dyshuara.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që në rast të simptomave si temperaturë, të vjella, diarre ose dhimbje barku, të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore.

Verified by MonsterInsights