Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me rastin e dyshuar të helmimit të rreth 80 personave në Han të Elezit, ndërsa në kuadër të veprimeve hetimore pritet të intervistohen dy pronarë lokalesh.
Sipas informacioneve të para, autoritetet po mbledhin prova dhe dëshmi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar burimin e dyshuar të helmimit.
Institucionet kompetente kanë ndërmarrë masa për analizimin e mostrave dhe verifikimin e kushteve sanitare në lokalet e përfshira, ndërsa hetimet po zhvillohen në koordinim me organet përkatëse.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në procedurë hetimore dhe se detaje të tjera do të publikohen pas përfundimit të veprimeve të nevojshme dhe sigurimit të provave.



