Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë.
Sipas informacioneve të para, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës dhe ekipet emergjente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit, ndërsa Prokuroria kompetente është njoftuar dhe pritet të ndërmerren të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Më shumë detaje pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të ekzaminimeve dhe hetimeve nga organet përgjegjëse.



