Home > Uncategorized > Policia dhe Prokuroria hetojnë rrezikimin e një aeroplani me laser të gjelbër në Janjevë të Lipjanit

Policia dhe Prokuroria hetojnë rrezikimin e një aeroplani me laser të gjelbër në Janjevë të Lipjanit

///
Comments are Off

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për një rast të rrezikimit të sigurisë së fluturimit, pasi një aeroplan dyshohet se është ndriçuar me një laser të gjelbër në zonën e Janjevës, në komunën e Lipjanit.

Sipas autoriteteve, rasti është raportuar nga ekuipazhi i aeroplanit, ndërsa organet e rendit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e personit ose personave të dyshuar.

Ndriçimi i avionëve me pajisje lazer mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, duke penguar përkohësisht shikueshmërinë e pilotëve, për këtë arsye raste të tilla trajtohen me seriozitet nga institucionet kompetente.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa Policia dhe Prokuroria pritet të dalin me informacione shtesë pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Verified by MonsterInsights