Pesë vjet pas aksidentit tragjik të autobusit në Slavonski Brod të Kroacisë, ku humbën jetën dhjetë qytetarë nga Kosova, do të inaugurohet një pllakë përkujtimore në nderim të viktimave.
Ceremonia përkujtimore synon të ruajë kujtimin e viktimave të tragjedisë që ndodhi në korrik të vitit 2021, kur autobusi me targa të Kosovës, në linjën Frankfurt–Prishtinë, doli nga rruga në autostradën A3 pranë Slavonski Brodit. Në aksident humbën jetën dhjetë persona, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar.
Në inaugurimin e pllakës përkujtimore pritet të marrin pjesë familjarë të viktimave, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, të cilët do të bëjnë homazhe në vendin ku ndodhi aksidenti.
Vendosja e pllakës përkujtimore vlerësohet si një akt respekti dhe kujtese për viktimat e një prej tragjedive më të rënda rrugore që preku qytetarët e Kosovës në vitet e fundit.



