RTK ka siguruar dosjen e plotë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “spiunazh” dhe “shantazh”.

Sipas aktakuzës, Prokuroria pretendon se Sheholli ka pasur kontakte me zyrtarë të BIA-s serbe dhe se u ka përcjellë informacione që lidhen me zhvillimet politike dhe persona në Kosovë. Këto janë pretendime të Prokurorisë dhe jo fajësi e vërtetuar me aktgjykim.

Në dosje përmenden edhe pretendime për shantazh ndaj Arben Jetullahut, përfshirë kërkesa financiare dhe përdorimin e materialeve që, sipas Prokurorisë, mund të dëmtonin reputacionin e tij.