Lazër Bashi, i cili mbeti i plagosur gjatë pritës ku u vranë Prelë dhe Lekë Gjoni, arriti të largohej nga vendi i ngjarjes dhe të kërkonte ndihmë. I qëlluar në shpatull, ai eci rreth 2 kilometra për afro 40 minuta, ndërsa humbiste gjak.
Pas ngjarjes, Policia dhe Prokuroria e Shkodrës kanë vijuar hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motivit të atentatit.






