Home > Uncategorized > E rëndë në Lluzhan: E goditi me veturë dhe e la të plagosur në rrugë, vdes 70-vjeçari

E rëndë në Lluzhan: E goditi me veturë dhe e la të plagosur në rrugë, vdes 70-vjeçari

///
Comments are Off

Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar tragjikisht në Lluzhan të Podujevës, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 24 gushtit, rreth orës 20:30, në rrugën Podujevë–Prishtinë, afër shkollës fillore në Lluzhan.

Sipas informacioneve të raportuara, viktima ishte duke lëvizur si këmbësor kur u godit nga një veturë. Drejtuesi i automjetit dyshohet se nuk u ndal dhe u largua nga vendi i aksidentit.

70-vjeçari, i identifikuar si Salih Bulliqi, pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK. Megjithatë, rreth orës 09:50 të mëngjesit të sotëm, nga Klinika Torakale u konfirmua se ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Me urdhër të prokurores kujdestare, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, Policia po punon për identifikimin e veturës dhe shoferit që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Verified by MonsterInsights