Home > Uncategorized > Inspektorati Qendror aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë

Inspektorati Qendror aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë

///
Comments are Off

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka zhvilluar inspektime në Prizren, Prishtinë dhe Obiliq, me fokus identifikimin dhe parandalimin e punës së udhërrëfyesve turistikë pa licencë.

Sipas Inspektoratit, gjatë aksionit janë evidentuar udhërrëfyes jo-vendas të angazhuar nga kompani turistike të vendeve të rajonit. Autoritetet kanë paralajmëruar masa ndaj operatorëve dhe personave që ushtrojnë ose mundësojnë këtë veprimtari në kundërshtim me ligjin.

Institucionet kanë theksuar se përveç shkeljes ligjore, angazhimi i personave të palicencuar mund të ndikojë edhe në mënyrën se si prezantohen historia, trashëgimia kulturore dhe vlerat turistike të Kosovës.

Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë përbën kundërvajtje dhe mund të dënohet me gjobë prej 3 mijë deri në 9 mijë euro.

Ndërkohë, Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka licencuar deri tani 12 udhërrëfyes turistikë, të cilëve u janë shpërndarë kartelat identifikuese në korrik.

Verified by MonsterInsights