Home > Uncategorized > Limaj: “Gjëja më e natyrshme” është që Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

Limaj: “Gjëja më e natyrshme” është që Thaçit t’i vazhdohet mandati i presidentit

///
Comments are Off

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se do të ishte e natyrshme që Hashim Thaçit t’i vazhdohej mandati si president i Kosovës pas kthimit të tij nga Haga. 

Limaj tha se mandati i Thaçit ishte ndërprerë në nëntor të vitit 2020, kur ai dha dorëheqje për t’iu përgjigjur procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Limajt, Thaçi mbetet president i Kosovës dhe, për këtë arsye, vazhdimi i mandatit aty ku e kishte lënë do të ishte, sipas tij, “gjëja më e natyrshme”.

Deklarata vjen në një kohë kur në Kosovë është hapur debat politik për të ardhmen e Thaçit pas përfundimit të procesit gjyqësor në Hagë. Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së pritet më 16 shtator 2026.

Verified by MonsterInsights