Radio Evropa e Lirë raporton se ka pajtueshmëri për hapjen e Urës së Ibrit, por ende nuk ka dakordim se kur duhet të ndodhë kjo.
Sipas raportimit, KFOR-i është pajtuar në parim me hapjen e urës, por nuk është dakorduar me kohën e hapjes. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës po kërkon që ura të hapet plotësisht dhe të kalojë nën kontrollin e Policisë së Kosovës.
Çështja e urës ka qenë prej vitesh një prej temave më të ndjeshme në Mitrovicë, ndërsa zhvillimet e fundit kanë rikthyer diskutimet për hapjen e saj për qarkullim të plotë.







