Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të natës në zonën e Lungomares në Vlorë.
Dy automjete janë përplasur pranë një kryqëzimi në shëtitore. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Përplasja ka shkaktuar vetëm dëme materiale në dy automjetet e përfshira.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.







