Home > Uncategorized > Rama nis zbatimin e “Besës”, mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës

Rama nis zbatimin e “Besës”, mbledh deputetët dhe të deleguarit e Tiranës

///
Comments are Off

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur sot në periferi të Tiranës deputetët dhe të deleguarit politikë të qarkut, në kuadër të zbatimit të dokumentit “Besa”.

Takimi është zhvilluar vetëm disa orë pas mbledhjes së së premtes, ku Rama diskutoi me drejtuesit politikë dhe ministrat për një qasje të re në komunikimin e qeverisë me qytetarët.

Sipas raportimeve, takimet që do të zhvillohen në terren do të jenë joformale dhe pa praninë e mediave. Ato synojnë të sjellin më pranë qytetarëve përfaqësuesit politikë dhe të identifikojnë problemet e tyre, të cilat më pas do t’u përcillen institucioneve përkatëse.

Në fokus është edhe platforma e re “Pasqyrë Albania”, përmes së cilës synohet mbledhja dhe ndjekja e ankesave të qytetarëve. Sipas planit, ankesat duhet të marrin përgjigje brenda dy javësh, ndërsa trajtimi i tyre do të ndiqet përmes mekanizmave “Flamingo Albania” dhe “Radar”.

Takimi i sotëm vjen gjithashtu në një moment kur në Tiranë është hapur një zhvillim i ri rreth drejtimit të Bashkisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, nga paraburgimi, ka firmosur shkarkimin e kryetares së komanduar Anuela Ristani, ndërsa nuk është konfirmuar nëse kjo çështje është diskutuar gjatë takimit të sotëm.

Në javën e dytë të shtatorit pritet që Rama të thërrasë Asamblenë e Partisë Socialiste, ku sipas raportimeve mund të ketë edhe ndryshime në qeveri dhe institucione.

Verified by MonsterInsights