Sipas raportimeve, i riu ka pësuar aksident gjatë punimeve në objekt, ndërsa përkundër përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, ai nuk ka arritur të mbijetojë.
Rasti ka tronditur komunitetin në Zubin Potok, ndërsa autoritetet pritet të hetojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe nëse gjatë punimeve janë respektuar masat e sigurisë në vendin e punës.
Nuk janë bërë të ditura ende detaje të plota lidhur me mënyrën se si ka ndodhur aksidenti, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të japin më shumë informacione për rastin.
Hetimet do të përcaktojnë rrethanat e sakta të tragjedisë dhe përgjegjësitë eventuale lidhur me incidentin.







