Home > Uncategorized > Aksident tragjik në Vorë, humb jetën 26-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve

Aksident tragjik në Vorë, humb jetën 26-vjeçari pas përplasjes së dy automjeteve

///
Comments are Off

Një aksident i rëndë rrugor ka përfunduar me humbjen e jetës së një 26-vjeçari mëngjesin e së mërkurës në afërsi të Vorës.

Viktima është identifikuar si Xhesjon Zogu, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident. Sipas raportimeve, përplasja ka ndodhur pasi njëri prej automjeteve ka kryer një parakalim të gabuar.

Manovra ka sjellë përplasjen kokë më kokë të dy mjeteve, duke shkaktuar pasoja të rënda. Edhe drejtuesi i automjetit tjetër ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Fillimisht, raportimet nga vendngjarja bënë me dije se njëri prej drejtuesve ishte në gjendje kritike dhe dyshohej se kishte humbur jetën gjatë transportimit drejt Spitalit të Traumës. Më vonë u konfirmua vdekja e 26-vjeçarit Xhesjon Zogu.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësinë për ngjarjen tragjike.

Verified by MonsterInsights