Home > Uncategorized > Limaj fton qytetarët t’i bashkohen ndezjes së zjarreve në nderim të çlirimit të Kosovës

Limaj fton qytetarët t’i bashkohen ndezjes së zjarreve në nderim të çlirimit të Kosovës

///
Comments are Off

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen një aktiviteti simbolik në nderim të çlirimit të Kosovës.

Përmes një publikimi në Facebook, Limaj ka ftuar qytetarët që të ndezin zjarre në shenjë nderimi për lirinë dhe çlirimin e vendit.

“Le ta ndezim së bashku këtë zjarr”, ka shkruar Limaj në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve.

Aktiviteti lidhet me shënimin simbolik të çlirimit të Kosovës, ndërsa Limaj ka bërë thirrje për pjesëmarrje të përbashkët të qytetarëve.

Verified by MonsterInsights