Home > Ballina > Vdes një burrë gjatë punës në Malishevë, dyshohet se ra nga rimorkioja

Vdes një burrë gjatë punës në Malishevë, dyshohet se ra nga rimorkioja

///
Comments are Off

Një burrë ka humbur jetën në fshatin Ngucat të Malishevës, në një rast që dyshohet të ketë ndodhur pas rënies nga një rimorkio gjatë punës.

Policia është njoftuar rreth orës 17:20 nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, pasi viktima ishte dërguar aty pa shenja jete. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi. Sinjali.

Sipas Policisë, viktima ishte në moshë madhore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga lëndimet e pësuara gjatë rënies.

Ekipet policore kanë dalë në vendngjarje. Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me të cilin po koordinohen veprimet e mëtejshme ligjore. Gazeta Express.

Verified by MonsterInsights