Home > Ballina > Shpërthim në qendër të Shkodrës, lëndë plasëse në oborrin e një banese

Shpërthim në qendër të Shkodrës, lëndë plasëse në oborrin e një banese

///
Comments are Off

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e 12 shtatorit, rreth orës 21:30, pas godinës së Bashkisë së Shkodrës. Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, të publikuar nga Shqiptarja.com, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës së një burri rreth 60 vjeç, në lagjen “Qemal Stafa”.

Shpërthimi ka thyer xhamat e disa pallateve përreth. Policia i ka cilësuar dëmet materiale si të vogla.

Forcat policore kanë rrethuar vendngjarjen, ndërsa grupi hetimor po punon nën drejtimin e Prokurorisë për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar e kapur autorin ose autorët e dyshuar.