Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Vendimi është marrë të dielën, më 13 shtator, pasi Lëvizja Vetëvendosje e propozoi zyrtarisht Kurtin për mandatar.
Propozimi iu dorëzua Haxhiut nga Arbërie Nagavci, kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Në shkresën e partisë kërkohej që Kurti të mandatohej për formimin e ekzekutivit të ri.
Haxhiu bëri të ditur se mandatimi është bërë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas pranimit të propozimit nga Vetëvendosje.
Me mandatimin e Kurtit nis faza e radhës për formimin e Qeverisë së re dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme në Kuvend.







