Home > Ballina > Përparim Rama ironizon VV-në: “Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim”

Përparim Rama ironizon VV-në: “Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim”

///
Comments are Off

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me pjesëmarrjen në “Marshin për Liri”, të organizuar në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një reagimi, Rama ka kritikuar mungesën e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në marsh, duke e shoqëruar reagimin e tij me një mesazh ironik ndaj partisë në pushtet.

“Patriotizmi sot në Vetëvendosje e paska pushim”, ka shkruar Rama.

Ai publikoi edhe një fotografi nga marshi, duke drejtuar kritika ndaj LVV-së për qëndrimin e saj ndaj kësaj ngjarjeje.

“Marshi për Liri” mblodhi qytetarë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Verified by MonsterInsights